Kërkohet të analizohen produktet e qumështit

Kërkohet të analizohen produktet e qumështit

Sipas një komunikatë në emër të Ramadan Memajt, kjo shoqatë ka shpjetuar lidhur me ngritjen e kallëzimit penal ndaj AUVK dhe disa kompanive që po përdorin vajin e palmës në produktet e tyre, duke mos e deklaruar atë.

Kurse, akuzave se po manipulojnë opinionin, iu kanë përgjigjur duke thënë se nëse dyshohet se po manipulohet me fakte, atëherë le të bëhet një analizë e menjëhershme e të gjitha produkteve të qumështit.

“Kështu që të qartësohet një herë e mirë se kush është duke e rrezikuar shëndetin e konsumatorëve dhe imazhin e prodhuesve vendore për shkak të përfitimeve të lehta. Ne këtë po e kërkojmë me vite nga AUVK-u, por fatkeqësisht nuk kemi parë të merret ndonjë veprim, duke lejuar dëmtimin e konsumatorit kosovar, kompanive të sinqerta të qumështit, si dhe fermerëve që po vazhdojnë të mbyllin fermat e tyre. Prezantimi i rrejshëm në media, gjoja si përfaqësues të shoqatës së qumështorëve nga disa persona, vetëm se e dëshmon edhe më tepër se disa qarqe të caktuara me interes në vajin e palmës në këtë mënyrë dëshirojnë të na e mbyllin gojën dhe të vazhdojnë edhe më tej me mënyrën e tyre të manipulimit dhe të dëmtimit të industrisë së qumështit.

Ata kanë bërë thirrje organeve kompetente për të ndërmarr masa të menjëhershme.

“Për t’i ikur të gjitha këtyre komplikimeve ne edhe një herë u bëjmë thirrje organeve relevante, përfshirë këtu edhe nivelet më të larta për të ndërmarr masa të menjëhershme, të ndalimit të këtij mashtrimi që po u bëhet konsumatorëve për vite të tëra”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Shpërndaje në: