Kërkoi ndihmë për ta gjetur vëllain e zhdukur, aktorja e njohur njofton se ai u gjet i vdekur

Kërkoi ndihmë për ta gjetur vëllain e zhdukur, aktorja e njohur njofton se ai u gjet i vdekur

Aktorja e “Sex and the City”, Kim Cattrall njoftoi vdekjen e vëllait të saj, pak pasi kishte bërë një apel publik për të siguruar informacione mbi vendndodhjen e tij.

Christopher Cattrall, 55 vjeç ishte zhdukur nga shtëpia e tij në Alberta të Kanadasë, që prej të martës.

Cattrall i kërkoi ndjekësve të saj në rrjetet sociale ta ndihmojnë në gjetjen e tij.

Aktorja njoftoi se çelësat, telefonit dhe portofoli i të vellait ishin gjetur në tavolinë, dera kryesore ishte e hapur dhe 7 qentë e tij lënë të pambikqyrur.

“Chris nuk do ta bënte këtë. Na ndihmoni ta kthejmë në shtëpi shëndoshë e mirë”, i kërkoi ajo adhurueseve.

Më vonë gjatë së dielës, aktorja e lindur në Liverpool postoi një mesazh tjetër në “Twitter”, duke lajmëruar me hidhërim vdekjen e të vëllait.

Ajo falenderoi personat që e kishin mbështetur duke kërkuar privatësi. Nuk u dhanë detaje të tjera mbi rrethanat e vdekjes.

Një zëdhënës i policisë kanadeze sqaroi se nuk kishte arsye për të besuar se vdekja ishte e dyshimtë. /TCH/

Shpërndaje në: