Kërkoi ulje page në kohë fushate: Motra e këshilltares së Albinit veç 2800 euro në muaj pagë, aprovohet kërkesa

Kërkoi ulje page në kohë fushate: Motra e këshilltares së Albinit veç 2800 euro në muaj pagë, aprovohet kërkesa

Deputetët e Kosovës kanë miratuar kërkesën e komisionit për Buxhet për zvogëlimin e pagës për një mijë euro të Auditores së Përgjithshme që mban emrin Vlora Spanca.

Ajo është motra e këshilltares së Albin Kurtit, Valbona Mehmetit, dhe kërkesën e kishte bërë gjatë kohës së fushatës elektorale për Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit.

Më saktë, më 7 tetor.

Spanca paguhej nga 3821 euro në muaj, dhe tani do të paguhet vetëm 2800, përcjell Periskopi.

Deputeti i partisë VV, Armend Muja, ka inkurajuar edhe zyrtarët tjerë publikë që të veprojnë njësoj.

Shpërndaje në: