Kërkon Negociata: Kurti dëshiron që edhe Kosova edhe Serbia t’i heqin targat e përkohshme

Kërkon Negociata: Kurti dëshiron që edhe Kosova edhe Serbia t’i heqin targat e përkohshme

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës ka përsëritur qëndrimin e tij për reciprocitetin me targa.

Ai ka deklaruar se oferta e Kosovës ishte “heqja e targave të përkohshme nga të dyja vendet”.

Vendosja e masës së reciprocitetit për targat e veturave u bë të hënën nga Qeveria e Kosovës, çka pamundëson qytetarët kosovarë të etnisë serbe dhe qytetarët serbë të etnisë shqiptare që udhëtojnë andej e këndej kufirit që ta bëjnë një gjë të tillë pa vendosjen e targave të përkohshme në fjalë.

“Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen. Për incidente dhe eskalim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog”, ka thënë z. Kryeministër.

“Edhe oferta jone publike është tejet praktike, le t’i heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia edhe Kosova. Besoj që nuk është në interesin e Serbisë që të refuzojë dialogun dhe bisedimet siç po bëjnë aktualisht. Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen bisedimet dhe ne jemi të gatshëm e të hapur për të biseduar.” – vazhdoi më tutje ai.

Serbia në anën tjetër ka paralajmëruar masa ekonomike për rastin dhe i ka kërkuar BE-së që ta gjejë marrëveshjen e Brukselit që tregon se veprimi i Prishtinës është i ligjshëm.

Shpërndaje në: