Kërpudhat magjike tregohen premtuese në trajtimin e depresionit

Kërpudhat magjike tregohen premtuese në trajtimin e depresionit

Kërpudhat magjike kanë histori të pasur e të gjatë. Tash, shkencëtarët thonë se ato mund të luajnë rol të rëndësishëm edhe për të ardhmen, me përbërësit aktivë që premtojnë trajtim për depresion.

Rezultatet nga një proces i vogël testimesh klinike të fazës së dytë ka zbuluar që dy doza të psilocibinës duket të jenë efektive sa anti-depresantët e thjeshtë në trajtimin e çrregullimeve e depresionit të moderuar apo të rëndë; të paktën kur kombinohet me terapi psikologjike.

“Mendoj që është e drejtë të themi se rezultatet shënjojnë shpresën që mund të jemi para një alternative premtuese për trajtimin e depresionit,” ka thënë dr. Robin Carhart – Harris, shefja e qendrës për studime psik-edelike në kolegjin Imperial të Londrës dhe bashkë-autore e studimit.

Carhart-Harris ka thënë se psilocibina mendohej të funksiononte në mënyrë krejt të ndryshme nga eskitaloprami. Ndërsa të dyja veprojnë në sistemin e serotoninës në tru, ai tha që eksitaloprami dukej të kishte funksionon në ndihmën që iu jepte njerëzve për ta toleruar stresin më kollaj.

“Droga psik-edelike është më shumë për çlirimin e të menduarit dhe në ndjenjën se, e udhëzuar nga psikoterapia, mund të prodhohen rezultate pozitive,” tha ai.

Shpërndaje në: