Këshilli Evropian: Jemi të gatshëm që Bosnjës t’ia japim statusin e vendit kandidat pas raportit për 14 marrëveshjet

Këshilli Evropian: Jemi të gatshëm që Bosnjës t’ia japim statusin e vendit kandidat pas raportit për 14 marrëveshjet

Këshilli Evropian ka dhënë konkluzionet për Bosnjë dhe Hercegovinë rreth statusit si vend kandidat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Në konkluzionet e publikuara nga zëdhënësi i Këshillit Evropian, Barend Leyts, thuhet se ky këshill e mirëpret marrëveshjen politike të arritur më 12 qershor nga liderët e Bosnjë dhe Hercegovinës në Bruksel.

Ndërsa, Këshilli Evropian në këto konkluzione thuhet se është i gatshëm që Bosnjë dhe Hercegovinës t’i japë statusin e vendit kandidat pasi Komisioni Evropian t’i raportojë Këshillit Evropian mbi zbatimin e 14 prioriteteve kryesore të përcaktuara në opinioin e tij.

“Këshilli Evropian është i gatshëm t’i japë statusin e vendit kandidat për Bosnjë-Hercegovinën dhe për këtë qëllim fton Komisionin t’i raportojë pa vonesë Këshillit mbi zbatimin e 14 prioriteteve kryesore të përcaktuara në opinionin e tij, me vëmendje të veçantë për ato që përbëjnë një sërë reformash thelbësore në mënyrë që Këshilli Evropian të rikthehet për të vendosur për këtë çështje”, thuhet në pikën e 21-të të konkluzionit, transmeton Klankosova.tv..

Kurse, në pikën e 20-të thuhet se marrëveshja e arritur më 12 qershor është e nevojshme për stabilitetin dhe funksionimin e plotë të vendit dhe është e nevojshme për t’iu përgjigjur aspiratave të popullit boshnjak.

“Ai (Këshilli Evropian) u bën thirrje të gjithë liderëve politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë që të zbatojnë me shpejtësi angazhimet e përcaktuara në marrëveshje dhe të finalizojnë urgjentisht reformën kushtetuese dhe zgjedhore, e cila do t’i lejojë vendit të përparojë me vendosmëri në rrugën e tij evropiane, në përputhje me opinionin e Komisionin Evropian”, thuhet në konkluzion,

Shpërndaje në: