Këshilltari i znj.Osmani që u nxor ‘në rrenë’ nga IKSHPK, vazhdon sulmet ndaj mediave

Këshilltari i znj.Osmani që u nxor ‘në rrenë’ nga IKSHPK, vazhdon sulmet ndaj mediave

Kryekëshilltari i Vjosa Osmanit, Blerim Vela,  ka vazhduar me avazin e tij për t’i sulmuar mediat, duke i quajtur “të klanit Pronto”.

Ndonëse u përgënjeshtrua kur tha se takimi i së hënës nuk është ftuar për datën e zgjedhjeve, Vela është shfryrë sërish ndaj mediave duke thënë se ato po keqinformojnë dhe se i përkasin “regjimit të klanit Pronto”.

“Kur mediet keqinformojne me qellim, duhet te ekspozohen. Raporti i Parlamentit Evropian ka identifikuar disa medie te ish-regjimit Pronto si burime keqinformimi. Fatkeqesisht, ne vend se te permiresohen ne kuader te etikes gazetareske, keto medie po vazhdojne te keqinformojne”, ka shkruar në postimin e radhës kryekëshilltari i Vjosa Osmanit.

Ky postim i tij vjen edhe pasi IKSHPK e nxori në “rrenë” kur tha se takimin e së hënës, presidentja Osmani me partitë nuk e ka ftuar për t’i shtyer zgjedhjet.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i dërgoi një letër presidentes Osmani në të cilën pa një analizë të detajuar, i kërkoi t’i shtynte zgjedhjet.

Ky rekomandim i IKSHPK-së, nga shumë figura publike dhe politike në Kosovë është parë si puro i ndikuar nga pushteti i Kurtit, i përcjellur më pas edhe nga presidentja Osmani.

Shpërndaje në: