Këshilltarët e Zelenskyt i reagojnë Bidenit pas deklaratës se “presidenti ukrainas nuk dëshironte të dëgjonte”

Këshilltarët e Zelenskyt i reagojnë Bidenit pas deklaratës se “presidenti ukrainas nuk dëshironte të dëgjonte”

Këshilltarët e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan, Joe Biden, se Zelensky “nuk dëshironte të dëgjonte” kur inteligjenca amerikane e kishte paralajëmruar atë se Rusia është duke përgatitur një pushtim dhe e quajtën “absurde” deklaratën e presidentit amerikan, shkruan The Independent, përcjell Periskopi.

Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podoliak kritikoi Bidenin për fajësimin e Ukrainës, teksa zëdhënësi i Zelenskyt, Sergei Nikiforov, ka thënë se deklarata “ndoshta duhet të qartësohet” teksa ishin partnerët e tyre që nuk i kushtonin vëmendje shqetësimeve të Ukrainës.

Nikiforov tha për portalin ukrainas ‘Liga’, që Zelensky “kishte pasur 3 ose 4 telefonata” me Biden para se të fillonte lufta, gjatë të cilave ata i shkëmbyen vlerësimet “detajiste” ndaj situatës. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: