Këshilltari hajgaregji i Ramush Haradinajt

Këshilltari hajgaregji i Ramush Haradinajt

Të premtën që lam pas, njeriu i Ramush Haradinajt, Avdullah Hasani, ka nisur luftën kundër narkotikëve si shef i Task-Forcës Antidrogë, duke urdhëruar imamët kosovarë përmes BIK-ut, që ligjëratën e së premtës t’ia kushtojnë vetëdijësimit për luftimin e kësaj dukurie.

Por Hasani, nuk e ka lënë vetëm me kaq. Ai përveç me Bashkësinë Islame të Kosovës, është dakorduar edhe me Kishën Katolike që t’i bashkohet fushatës shtetërore kundër drogës – në këtë rast në shkolla – fushatë të cilën e udhëheq zoti Hasani.

E veçanta e kësaj fushate të Hasanit, është që ai ‘sponzorizon’ –  paguan në rrjetet sociale lajmet për takimet e tij të nivelit të tillë.

I fundit është edhe një në Instagram ku z. Hasani njofton për takimin me Imzot Dodë Gjergjin, me të cilin janë pajtuar që edhe Kisha Katolike të bashkohet në fushatën anti-drogë në shkolla.

 

 

Shpërndaje në: