Këshilltari i Haradinajt: Pse po hallakaten ambasadorët në Prishtinë, fuck off

Këshilltari i Haradinajt: Pse po hallakaten ambasadorët në Prishtinë, fuck off

Këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, përmes një postimi në Facebook e kërkon Toplicën, nëse Beoradi e do veriun e Kosovës.

Ai shkruan ka edhe një porosi për ambasadorët në Prishtinë, për të cilët ka një pyetje: Pse hallakaten?

“Pse hallakaten do ambasadora në Prishtinë dhe me cilen të drejtë, kur u thojmë, mujmë pa na njoftë Serbia!???”, shkruan Matoshi në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Nëse Beogradi e do veriun e Kosovës pse na mos me e dashtë Toplicën!?
Kosova â ni demokraci shumëetnike dhe sovrane, gogja e suksesshme, e njohtun p’ej 115 kombeve t’botës, dmth. shtet-komb.
Qe kit realitet e njeh shteti serb. OK.
Asht për me u respektu, qe jo, punë e madhe!?
Qe e njeh Kosovën, në frymë paqeje e shkëputjeje briliante nga fashizmi, mirë!
Mirënjohës!
Qe s’e njeh, OK.
Neve nuk na ngutet!
Edhe ashtu, ma mirë që “nuk ishim n’histori”- nuk u kemi hak!?
Qe dojnë bâhmi miq!
Qe jo, fuck off!
Pse hallakaten do ambasadora në Prishtinë dhe me cilen të drejtë, kur u thojmë, mujmë pa na njoftë Serbia!???
Pse u dashka me dhânë tokë për njohje!???

Kurrë mos na njoftë!?
As na s’e njohim.

Mirupafshim pra në Toplicë!!!
Toplica is my etnic geography!?

Në të drejtën tonë!

Shpërndaje në: