Këshilltari i Kurtit, Driton Tali, i bën presion Nasim Haradinajt që ta rrëzojë Qeverinë Hoti

Këshilltari i Kurtit, Driton Tali, i bën presion Nasim Haradinajt që ta rrëzojë Qeverinë Hoti

Këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Driton Tali, në mëngjesin e sotëm kur pritet votimi i Qeverisë Hoti, po i bën presion Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që të veprojë kundër një veprimi të tillë. 

Ai e sheh një mundësi të tillë duke përdorur emrin e Goran Rakiqit, i propozuar për zv.kryeministër dhe ministër të Pushtetit Lokal nga partia Lista Serbe.

Por, duket se Talit nuk i ka penguar që anëtarë të Qeverisë Kurti ishin dy ministra nga Lista Serbe, përfshirë edhe Dalibor Jevtiqin e famshëm, shkruan Periskopi.

Tali ka shkruar: “Urime OVL e UÇK’ës Goran Rakič’in, zvkryeministër!” në statusin e fundit.


“Kallxona kush prej Listës serbe do të jetë zëvendës i joti?! Kjo është ka i intereson sidomos shoqatave të veteranëve të dalura nga UÇK.” – ka pyetur ndërkohë në një status tjetër ai.

Kujtojmë që nënkryetar i kësaj organizate të përmendur është Nasim Haradinaj. /Periskopi 

Shpërndaje në: