Këshilltari i Kurtit kërcënon rendin demokratik në vend: S’ka më zgjedhje, ka popull

Këshilltari i Kurtit kërcënon rendin demokratik në vend: S’ka më zgjedhje, ka popull

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë presidentit Thaçi për dekretin që mandaton Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër, ka reaguar edhe këshilltari i Kurtit, Elvis Hoxha.

Hoxha në një postim në Facebook, ka përmendur popullin si formë kundërshtuese e këtij kundërshtimi, .

“Na thanë hyni në zgjedhje. Fituam në zgjedhje. Ndaj tani thonë nuk ka më zgjedhje. Por ka gjithnjë popull”, ka shkruar ai.

Në lidhje me vendimin e Kushtetueses ndërkaq nuk ka reaguar ende kryeministri në detyrë,  Albin Kurti.

Shpërndaje në: