Këshilltari i presidentes që sulmoi mediat e “ ish-regjimit Pronto”, dikur punonte si shef i kabinetit në ministrinë e Hoxhajt

Këshilltari i presidentes që sulmoi mediat e “ ish-regjimit Pronto”, dikur punonte si shef i kabinetit në ministrinë e Hoxhajt

Raportimet e  shumta të mediave  për ftesën e znj.presidente Vjosa Osmani të bërë partive politike për të folur për shtyrjen e zgjedhjeve, nuk i pëlqyen këshilltarit të kësaj të fundit, pra Kryekëshilltarit të znj.Osmani, Blerim Velës.

Ai përmes një postimi ka sulmuar rëndë mediat duke i quajtur si ‘’ mediet e ish-regjimit Pronto’’, e në njërën anë harron të kaluarën e tij, dhe se kishte qenë Vela ai i cili dikur punonte për të ashtuquajturin ‘’regjimi i prontos ‘’, shkruan Periskopi.

“Për mediet e ish-regjimit Pronto: ftesa e Presidentes drejtuar partive për takim konsultativ s’paraqet vendim për shtyerje të zgjedhjeve. Andaj, mos përhapni të pavërteta! Takimi ka te beje me shqyrtimin e opinionit e rekomandimit te IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor”, ka shkruar Vela.

Blerim Vela, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, në vitin 2013 kishte qenë shefi i kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme, z.Enver Hoxhajt të PDK’së.

Kujtojmë se kjo ftesë e presidentes vjen pasi që vetëm partia e  Vetëvendosjes po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në Kosovë.

Analistë dhe personazhe të shumta të jetës politike në Kosovë po konsiderojnë se kjo kërkesë e VV-se vjen pas sondazheve që këtë parti e vendosin në pozitë të palakmueshme në shumicën dërrmuese të komunave në Kosovë./PERISKOPI

Shpërndaje në: