Këshilltari i presidentes sulmon mediat që raportuan për ftesën e Osmanit për shtyerjen e zgjedhjeve

Këshilltari i presidentes sulmon mediat që raportuan për ftesën e Osmanit për shtyerjen e zgjedhjeve

Kryekëshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela ka sulmuar mediat pasi raportuan për ftesën e shefes së tij bërë partive politike për të folur për shtyrjen e zgjedhjeve, që ata po e quajnë “opinion të IKSHPK-së për procesin zgjedhor”.

Ai nuk ka hezituar që mediat t’i quajë “të ish regjimit Pronto”, ani pse i përket një institucioni që për detyrë e ka ruajtjen e balancit politik dhe asnjanësinë.

Vela është arsyetuar se ftesa nuk paraqet vendim për shtyrje të zgjedhjeve, por veç diskutim për shqyrtimin e opinionit të rekomandimit të IKSHPK-së, i cili ende nuk dihet se cili është apo çka po referohen ata.

“Per mediet e ish-regjimit Pronto: ftesa e Presidentes drejtuar partive per takim konsultativ s’paraqet vendim per shtyerje te zgjedhjeve. Andaj, mos perhapni te paverteta! Takimi ka te beje me shqyrtimin e opinionit e rekomandimit te IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor”, ka shkruar Vela.

Kujtojmë se kjo ftesë e presidentes vjen pasi që Vetëvendosje po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në Kosovë.

Analistë dhe personazhe të shumta të jetës politike në Kosovë po konsiderojnë se kjo kërkesë e VV-se vjen pas sondazheve që këtë parti e vendosin në pozitë të palakmueshme në shumicën dërrmuese të komunave në Kosovë.

Shpërndaje në: