Këshilltari i Vjosa Osmanit i reagon Periskopit: E pranon që vrasësi i Ukë Bytyqit është në burg, e kërkon urdhërdhënësin

Këshilltari i Vjosa Osmanit i reagon Periskopit: E pranon që vrasësi i Ukë Bytyqit është në burg, e kërkon urdhërdhënësin

Këshilltari i kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, Faton Peci, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke reaguar ndaj një artikulli të botuar në faqen e Periskopit. 

Periskopi duke lajmëruar për përkujtimin që Vjosa Osmani i kishte bërë vrasjes së anëtarit të LDK-së Ukë Bytyqit kishte harruar krejtësisht ta përmendte që vrasësi i tij kishte përfunduar në burg prej vitit 2002 apo 2003.

Por, Peci mëton ta nxjerr shefen e tij nga situata duke thënë që “urdhërdhënësit” e vrasjes nuk ishin gjetur kurrë, përcjell Periskopi.

Nuk dihet nëse kjo deklaratë është e bazuar në procesin gjyqësor për vrasjen e z.Bytyqi apo thjesht në hamendësime.

Statusi i plotë: 

Vjosa Osmani nuk ja ka huqe fare, sepse vrasesi eshte ne burg, por urdherdhenesit jo. Prandaj edhe duhet te zbardhet kush ka dhene urdherin per vrasjen e Uke Bytyqit dhe shume veprimtareve te tjere.

Shpërndaje në: