Këshilltari i Zelenskyt: Fundi i luftës do të thotë kthim i Krimesë në Ukrainë

Këshilltari i Zelenskyt: Fundi i luftës do të thotë kthim i Krimesë në Ukrainë

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, thotë se në mënyrë që lufta të përfundojë, vendi i tij do të kërkojë kthimin e Krimesë.

Po ashtu Podolyak thotë se do të kërkohet edhe dënimi i liderëve rusë që filluan luftën, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Rusia filloi luftën kundër Ukrainës në vitin 2014 me kapjen e Krimesë”, shkroi Podolyak në Twitter.

“Natyrisht, ajo duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë dhe ndëshkimin ligjor të nismëtarëve të ‘operacionit special ushtarak”.

Shpërndaje në: