Këshilltarja e ministres së Drejtësisë qorton drejtësinë pas dënimit të deputetes së VV-së

Këshilltarja e ministres së Drejtësisë qorton drejtësinë pas dënimit të deputetes së VV-së

Nazlije Bala, këshilltare politike e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ka reaguar ashpër pasi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmira Vrenezi, u shpall fajtore dhe u dënua me tri vjet burgim e 2 mijë euro gjobë për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Gjykata Themelore në Prizren.

Sipas Balës, vendimi i gjykatës është “mbrojtje e uzurpatorëve dhe ndëshkim i atyre që mbrojtën interesin publik”.

“Deputetja dhe ish zyrtarja Jetmire Vrenezi u dënua me tri vite burg për shkak se ajo mbrojti pronën publike…aq ishin veprimet e saja. Dënime të tilla nuk kemi parë asnjëherë ndaj zyrtarëve të cilët për vite radhazi janë pasuruar kundërligjshëm dhe kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Vendimi i sotëm është në fakt mbrojtje e uzurpatorëve dhe ndëshkim i atyre që mbrojtën interesin publik”, ka shkruar Balaj.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtore dhe e ka dënuar me tri vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vranezi. Një dënim i tillë është shqiptuar edhe ndaj Islam Thaçit.

“Të akuzuarin I.Th., Dënim me GJOBË në shumën prej 2.000 (dymijë) euro, dhe Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej tre (3) viteve

– Të akuzuarën J.V., Dënim me GJOBË në shumën prej 2.000 (dymijë) euro, dhe Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej tre (3) viteve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Lexo edhe: E drejtë, e padrejtë, e bazuar, e pabazuar: A po ndërhynë politika në drejtësi duke komentuar vendimet e gjyqit?

Shpërndaje në: