“Kështjella” e fundit e pamposhtur, “luanët” s’i ulin armët kundër talebanëve

“Kështjella” e fundit e pamposhtur, “luanët” s’i ulin armët kundër talebanëve

Afganistani përballet me krizë të madhe humanitare. Pas pushtimit të Kabulit dhe festimeve për tërheqjen e trupave amerikane të hënën, pas 20 vitesh luftë, talebanët po përpiqen të thyejnë zonën e fundit të rezistencës në Luginën Panjshir.

Ekonomia e Afganistanit është shembur dhe shumë banka në Kabul dhe qytete të tjera janë mbyllur. Ekziston gjithashtu një problem në zinxhirin e furnizimit, pasi aeroportet janë të mbyllura. Një e treta e vendit përballet me pasiguri ushqimore dhe financiare, megjithëse disa fluturime kanë filluar.

Talebanët, edhe pse ata nuk e kanë finalizuar regjimin e tyre deri tani, duan të tregojnë më shumë moderim. Megjithatë, ditët e fundit, punonjësit e qeverisë si dhe gratë janë thirrur përsëri në punë, por talebanët e rangut të ulët u kanë kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.

Shkollat ​​dhe universitetet u urdhëruan të hapen. Sidoqoftë, frika i mban larg studentët dhe mësuesit. Duke folur për Fox News, gjenerali amerikan Mark Miley tha se ekziston një mundësi e madhe e një lufte më të gjerë civile, e cila mund të çojë në ringritjen e Al Kaedës ose ngritjen e Shtetit Islamik. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e talebanëve raportojnë përleshje shumë të forta në Panjshir. Të dyja palët kanë pësuar humbje të mëdha ditët e fundit

Shpërndaje në: