Kështu bëhet: Kënga e re e Rinës dhe Sin boy është gjëja më seksi që keni parë e dëgjuar për një kohë të gjatë

Kështu bëhet: Kënga e re e Rinës dhe Sin boy është gjëja më seksi që keni parë e dëgjuar për një kohë të gjatë

Më shumë tinguj të tillë, ju lutem….

Pas një periudhë jashtëzakonisht të errët dhe materialeve djallëzore në estradën kosovare, më në fund na u servua diçka që nuk na bën të kruhemi nga ‘cringi’, shkruan Periskopi.

Rina ka qenë vërtetë tjetër nivel prej lidhjes me Sin boy e këndej. Vajza ka lansuar projekte të jashtëzakonshme që prej kur është larguar nga llejbëlli ku kishte qenë më herët dhe kishte filluar lidhjen me reperin greko-shqiptar.

‘Chacha’, në fakt, ka një muaj që është publikuar dhe është krejt çka kemi qenë duke pritur.

E shihni, nuk është aq e vështirë të krijohet diçka dinjitoze, apo jo? Epo, ndoshta për këtë mund ta pyesim Rinën, e cila po e bën të duket shumë të thjeshtë krijimin e muzikës ereksion për veshët e një dëgjuesi të rëndomtë.

‘E din, e din që ki shije, e din që ki shije,’ pas këtyre vargjeve të interpretuar në mënyrë absolutisht brilante, e pamundur të mos ndiheni seksi dhe të mos tundni krahët me ëndje.

Sin boy në këtë projekt është copëza finale që e kompleton brilancën, me interpretimin e tij në gjuhën greke dhe rrjedhjen (‘rrjedhje’ po e përdorim në vend të ‘drip’) nonshalante dhe që duket paksa e pamenduar dhe ‘lazy’ por që në fakt është saktësisht ajo që duhet.

Pika e dobët e këtij klipi dhe shumicës së projekteve të Rinës së fundmi është rrjedhja e artistes. Sinqerisht, Sin boy duhet ta bind atë të vishet ndryshe pasi është gjëja e vetme që aktualisht Rina ka nevojë ta përmirësojë dhe atë urgjentisht.

E ngecur në mëdyshjet mes elegancës dhe të rëndomtës, Rina e ka humbur identitetin dhe vetëbesimin ndoshta për të ndjekur hapat e partnerit, i cili të jep ndjesinë se nuk i intereson fare për atë që vesh por, çuditërisht, rrobat që i ka përzgjedhur në këtë klip i bën të duket sikur janë gjëja më ‘cool’ në botë, falë grintës dhe prezencës impresive të superyllit.

Na vjen keq Rina, në një garë hipotetike të ‘rrjedhjes’ mes teje dhe Sin boy, do ta zgjedhnim këtë të fundit çdo ditë të vitit.

Sidoqoftë, ‘Chacha’ është disponim në vete dhe, secilën herë që e dëgjoni, dëshira për ta ridëgjuar të dyfishohet, deri në atë pikë sa krejt çka dëshironi të bëni është t’i bekoni veshët me të tërë ditën. Mëkat që në YouTube nuk ekziston kjo këngë në versionin një apo dy-orësh kur përsëritet pa ndërprerë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: