Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme

Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme

Kanë përfunduar tri takimet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll, në kuadër të xhiros së shtatë.

Gjilani e ka fituar duelin ndaj Llapit me rezultat 2-1, kurse Drenica ka mposhtur Malishevën me shifrat 1-0, ndërkaq Ballkani dhe Feronikeli i kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras 0-0.

Pas këtyre tri ndeshjeve, Superligës i prinë Drenica me 14 pikë, ndjekur nga Ballkani me 13 sosh, kurse Malisheva zbret në pozitën e katërt me 11 pikë.

Gjilani ka kaluar në vendin e tretë me 12 pikë, kurse Llapi mbetet i fundit me 2 sosh, ndërsa Feronikeli renditet i shtati me 7 pikë.

Më poshtë keni renditjen e plotë të elitës së futbollit kosovar pas tri ndeshjeve të zhvilluara pasditen e së mërkurës.

Shpërndaje në: