Kështu e la Vitia shëndetësinë: Nuk ka ngrohje, mbyllet qendra e vaksinimit

Kështu e la Vitia shëndetësinë: Nuk ka ngrohje, mbyllet qendra e vaksinimit

Në disa qendra të vaksinimit është ndërprerë puna për një kohë, shkak i kushteve të vështira që po përballet menaxhmenti shëndetësor nga i ftohti në palestër. Ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tashmë ka filluar fushatën për kryetar të Prishtinës, por gjendja në të cilën e ka lënë ai shëndetësinë është e mjerueshme.

Sipas një video të publikuar nga një qytetar në një  qendër vaksinimi në Gjilan sot është ndërprerë puna pasi janë përballë me problemin e nxemjes, dhe dihet se tashmë temperaturat kanë rënë.

Kritika te mëdha kanë shkuar në adresë të Arben Vitisë për një menaxhim tejet të dobët të pandemisë, që ka rezultuar me qindra të vdekur vetëm në muajt gusht dhe shtator.

Shpërndaje në: