Kështu mund të bëni thirrje me kodin e ri telefonik +383 (Video)
Me këtë rast, sot nis funksionimi praktik i kodit tonë të ri shtetëror dhe do të shuhen të gjithë operatorët tjerë, shkruan lajmi.net.
Të gjithë telefonat fiks dhe mobil të cilët deri sot kanë pasur funksionimin me operatorët e VALA-s që shfrytëzojnë kodin e Monakos +377 dhe IPKO-s me kodin e Sllovenisë +386, tani e tutje do t’i kthehen kodit telefonik shtetëror +383.



