Kështu nderohen legjendat: Napoli krijon fanellë të personalizuar në nder të Maradonës

Kështu nderohen legjendat: Napoli krijon fanellë të personalizuar në nder të Maradonës

Diego Maradona është legjendë e padiskutueshme e Napolit dhe, absolutisht, futbollisti më i madh që ka veshur ndonjëherë këtë fanellë.

Tash, napolitanët kanë vendosur të krijojnë një fanellë të personalizuar në nder të ndjerit.

Napoli do të përdorë këtë uniformë gjatë tre takimeve të nëntorit: Napoli-Verona, Inter-Napoli dhe Lazio-Napoli. Një vit pas vdekjes së ti Napoli nderon kështu kampionin e madh, simbolin e një epoke dhe ikonën e padiskutueshme të futbollit botëror.

Fanella përban fytyrën e Maradonës dhe mbi të një shënjë e madhë gishti , ku tregon se legjenda e futbollit ka lënë gjurmë në historinë e futbollit.

 

Shpërndaje në: