Kështu protestohet: Feministet nxjerrin gjokset jashtë pasi muzeu e ndaloi një grua shkaku i veshjes

Kështu protestohet: Feministet nxjerrin gjokset jashtë pasi muzeu e ndaloi një grua shkaku i veshjes

Feministet kanë protestuar me pjesën e sipërme cullak në një muze pasi një grua e rej kishte thënë se ishte ndaluar të hynte për shkak se veshja e saj ishte cilësuar e papërshtatshme.

Rreth 20 aktiviste të FEMEN dolën të demonstronin duke bërtitur se gjinjtë e tyre “nuk ishin i turpshëm” të dielen pas incidentit në Musee d’Orsay në Paris.

Protesta ishte bërë që të shfaqej mbështetja për studenten, emri i të cilës thuhet të jetë Jeanne, që nuk u lejua të futej në muze shkaku i fustanit që po veshte e që u cilësua se zbulonte shumë, shkruan Mirror, përkthen Periskopi.

Imazhet e protestës ishin shpërndarë nga FEMEN France në Twitter, me përshkrimin “Turpin e keni në sytë tuaj!”/Periskopi

Shpërndaje në: