Kështu radhitet Albulena Gërvalla në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Periskopi.com Sporti

Albulena Gërvalla është renditur e pesta në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Karateistja kosovare pësoi humbje në luftën për medaljen e bronztë nga italiania, Veronica Brunori.

Kësisoj, Albulena u rendit e pesta në kategorinë deri në 55 kilogramë.

Këtë të diel do të garojnë edhe karateistët tjerë nga Kosova, Elhami Shabani te meshkujt dhe Adelina Rama te femrat.