Këta dy futbollistë të Chelseat u përplasën në stërvitje para shkarkimit të Frank Lampardit

Këta dy futbollistë të Chelseat u përplasën në stërvitje para shkarkimit të Frank Lampardit

Frank Lampard nuk është më trajner i Chelseat.

Legjenda e klubit u shkarkua nga ‘Të Kaltërit’ të hënën në mëngjes, pas një formeje të dobët në Premier League, transmeton Periskopi.

Ndeshja e fundit e Lampardit në ligë ishte humbje 2-0 nga Leicesteri, që e la skuadrën në vendin e nëntë në tabelë, pesë pikë larg top katërshes.

Fansat dëshironin që atij t’i jepej më shumë kohë, por kjo asnjëherë nuk ishte opsion për pronarin e pamëshirshëm të Chelseat, Roman Abramovich.

Lampard in training

Chelsea thjesht nuk kishte qenë skuadër e mirë sa duhet në fushë për ta bërë rusin të mendojë dy herë para shkarkimit.

Mirëpo, duket se kishte shumë probleme në prapaskena derisa Lampard ishte në drejtim të skuadrës.

”Telegraph” raporton se Antonio Rudiger u përplas me kapitenin e klubit, Cesar Azpilicueta në disa raste në qendrën stërvitore të klubit në ‘Cobham’.

Azpilicueta thuhet se është munduar t’i qetësojë gjakrat mes futbollistëve, por Rudiger nuk dëshironte të dëgjonte.

I njëjti raport detajzon se futbollistët e rinj të akademisë të cilët kanë shkëlqyer nën regjimin e Lampardit, u ankuan për mënyrën si janë trajtuar nga lojtarët me më shumë eksperiencë, të cilët nuk ishin të lumtur me rolin e tyre aktual. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: