Këta dy persona po kërkohen nga policia për vrasjen në Kaçanik

Këta dy persona po kërkohen nga policia për vrasjen në Kaçanik

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personave në kërkim policor, të cilët dyshohen për ‘’Vrasje të rëndë’’.

‘’Vrasja e rëndë’’ e 30-vjeçarit Hasan Berisha dhe plagosja e vëllait të tij, K.Berisha 32-vjeç, ka ndodhur me datën 10.05.2022 në Kaçanik , përball ‘’Varrezave të Dëshmorëve’’ në vendin e quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’.

“Personat e dyshuar janë : Hyqmet (Shaqir) QORRI dhe Lirim (Naser) TUSHA“, njofton policia.

Deri më tani, të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.

Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendodhjen e tyre, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, njofton policia.

Shpërndaje në: