Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Kosovë

Në mesin e 10 kandidatëve më të votuar në Kosovë, 5 nga ta janë të Lëvizjes Vetëvendosje, 3 të koalicionit LAA, ndërsa vetëm 2 prej tyre nga koalicioni PAN, shkruan Periskopi.
Lista fillon me kandidatin për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka marrë 143, 621 vota, për tu bërë kështu, kandidati më i votuar në Kosovë.
Pas tij, radhitet kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i cili ka fituar 129, 947 vota, që i bie se ka marrë 13, 674 më pak se Albin Kurti.
Kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti, është i treti më i votuari me 115, 693 vota.
Ndërkaq, kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka marrë 102. 127 vota.
Deputetja e LDK-së, e cila ishte deputetja më e zëshme kundër koalicionit me PDK-në në mandatin e kaluar, edhe pse në listë mbante numrin 81 ajo renditet kandidatja e katërt më e votuar në Kosovë me 64, 147 vota.
E ndër më të votuarit në Kosovë është edhe Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj. Ai mori, hic më pak se 49, 026 vota në zgjedhjet e 11 qershorit.
Pas Molliqajt është kryetari i po të njëjtit subjekt, Visar Ymeri me 40, 980 vota, i pasuar me nënkryetarin, Dardan Sejdiu, i cili mori 39, 219 vota.
Kryetari Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili garoi në zgjedhje në koalicion me LDK-në, ka 35, 307 vota.
Një ndër më të votuarit del të jetë edhe Ish-analisti, i aderuar se fundi në LDK, Driton Selmaj, i cili ka marrë 35. 307 vota.
Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, hyn në mesin e 10 kandidatëve më të votuar në Kosovë. Dërguti ka kaluar edhe liderin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj me mbi 1 mijë vota. Ajo ka gjithsej 32. 460 vota. /Periskopi/