Këta janë 20 kandidatët për kryeprokuror të 7 prokurorive themelore
Janë 20 prokuror, të cilët synojnë të jenë krerë të 7 prokurorive themelore në Kosovë.
‘IndeksOnline” ka siguruar emrat e 20 kandidatëve, të cilët shumë shpejt do të përzgjidhen nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për të udhëhequr këto prokurori.
Lista e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozitat e kryeprokurorëve të prokurorive themelore, përbëhet nga 7 kryeprokurorët aktual të këtyre prokurorive themelore dhe 13 prokuror të tjerë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka nuk është i vetmi që rikandidon.
Janë të gjithë kryeprokurorët aktuale të 7 prokurorive të cilët synojnë ta mbajnë postin që kanë.
Kryeprokurorja aktuale e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Shpresa Bakija, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agron Galani, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha si dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Agron Qalaj.
Përveç tyre, prokuroritë themelore synojnë t’i udhëheqin edhe Ali Selimaj, Admir Shala, Ali Uka, Ismet Ukshini, Shukri Jashari, Veton Shaban, Fikrije Fejzullahu, Shqipdon Fazliu, Njazi Rexha, Ervehe Gashi, Valdet Gashi dhe Agim Kurmehaj.
Zëdhënësi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ekrem Lutfiu i ka thënë “IndekOnline” se janë kryer të gjitha procedurat dhe pritet që komisioni t’i jap propozimet e veta KPK-së.
“Verifikimi dhe intervistat e kandidatëve për kryeprokuror të prokurorive themelore kanë përfunduar. Komisioni në mbledhjen e radhës do ti paraqes Këshillit Prokurorial të Kosovës propozimin për emërimin e tyre”, është shprehur zëdhënësi i KPK-së / IndeksOnline/Gita Lushi




