Këta janë 5 librat e preferuar të Albert Ajnshtajnit

Këta janë 5 librat e preferuar të Albert Ajnshtajnit

Ajnshtajni [Albert Einstein] kishte librari të madhe dhe ishte lexues i pangopur. Ai e kishte pranuar se disa libra e kishin frymëzuar të menduarit e tij. Librat që preferonte ishin të natyrës filozofike dhe shkencore.

I konsideruar si një prej individëve më të ndritur që ka jetuar ndonjëherë, Albert Ajnshtajni nuk i bëri arritjet e tij në vakum. Fizikani kishte mësuar nga mendjet më të mira të historisë, siç është evidentuar nga apetiti i tij i pangopur për lexim dhe koleksioni i madh i librarisë personale.

Në librin “Ajnshtajni për shekullin 21,” autorët përshkruajnë librarinë e shkencëtarit të famshëm. Ai përmbante “shumë prej veprave të kohës,” shkruajnë ata, duke iu referuar koleksionit të madh të librave gjermanë. Mes tyre kishte emra të tillë si Boltzmann, Buchner, Friedrich Hebbel, dy botime të veprave të Heines, Helmholtzit dhe von Humboldtit. Kishte edhe shumë libra nga filozofët, Immanuel Kant, Gotthold Lessing, Nietzsche dhe Schopenhauer, përkthen Periskopi.

Por, cilët ishin librat e preferuar të Ajnshtajnit?

Këta janë pesë librat dhe shkrimtarët e preferuar të tij:

  1. “Analiza e Ndjesive” nga Ernst Mach

Zhvillimi i Teorisë së Relativitetit nga Ajnshtani ishte sipas përshkrimit të tij i frymëzuar nga vepra e Ernst Machut – një filozof dhe fizikan austriak i shekullit 19. Në veprën e titulluar Analiza e Ndjesive, Mach-u shkroi për natyrën eluzive të shqisave të njeriut dhe paqëndrueshmërinë e egos.

Vepra e Machut po ashtu përfshin kritika ndaj teorisë së Newton-it për kohën dhe hapësirën – që ishte një tjetër burim frymëzimi për idetë e Ajnshtajnit. Në fakt, Ajnshtajni e quajtu një prej hipotezave të tij sipas Machut “Parimi i Machut” – ideja që inercia vjen në ndërveprim mes trupave, që ishte ide të cilën Ajnshtajni vetë e shihte si instrumentale.

  1. “Don Kishoti” nga Miguel de Cervantes

Leopold Infeld, që punoi me Ajnshtajnin, shkroi në autobiografinë e tij se sa shumë e donte Ajnshtajni tregimin klasik të Cervantesit për kalorësin Don Kishoti:

“Ajnshtajni rrinte në shtrat pa maicë apo pizhame, me Don Kishotin pranë vetes. Është libri që i pëlqen më së shumti dhe që e lexon për relaksim…”

  1. “Etika” nga Baruch Spinoza

Baruch Spinoza ishte një filozof hebrejo-holandez shkrimet e të cilit siguruan themelet e Iluminizmit dhe kritikës ndaj biblës. Etika e Spinozës është një prej veprave fundamentale të mendimit perëndimor. Libri përshkruan Zotin si urdhër të natyrës, me njerëzit si “tipe” të Zotit. Çdo gjë që ndodh, sipas Spinozës, ishte si rrjedhë e natyrës së Zotit.

Panteizmi i Spinozës ishte pjesë e pikëpamjes spirituale të Ajnshtajnit.

  1. “Traktat për Natyrën njerëzore” nga David Hume

Siç e kishte pranuar vetë fizikani, ky libër nga filozofi skocez i shekullit 18, që dukej se kuptonte lidhjen mes shkencës dhe natyrës njerëzore, kishte influencë të madhe për mendimin e tij. Arritjet e Hume-it për artikulimin e filozofisë morale shkencore ndikuan shumë te shkencëtari i njohur.

Hume besonte që vetëm observimi nuk mund të çojë në njohjen e ligjeve të natyrës. Ky implikim kishte një impakt të madh në zhvillimin e ideve kundërintuitive të Ajnshtajnit.

1.Veprat e Johann von Goethes

Ndoshta pjesa më e madhe e koleksionit të madh të librave të Ajnshtajnit ishte e përbërë nga veprat e autorit gjerman Johann Von Goethe. Fizikani kishte veprën e plotë të shkrimtarit në botimin e 36. /Periskopi

Shpërndaje në: