Këta janë dy nga shtatë personat e arrestuar të dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika (FOTO)

Dy nga personat që raportohet të jenë arrestuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, janë Rejhan Bela (18 vjeçar) dhe Haki Bela.
Gazeta Sinjali raportoi me burime të veta emrat e disa prej personave të arrestuar (Rejhan Bela, Haki Bela dhe Rilind Murati), ndërsa Policia e Kosovës tha se do të dalin në komunikatë zyrtare inicialet e të arrestuarve.
Shtatë persona u arrestuan sot në Kaçanik pas një aksioni të madh policor në lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
Tre nga shtatë persoant e arrestuar janë në procedim penal edhe për djegien e Gjykatës së Kaçanikut si dhe shpërndarje të pamfleteve ekstremiste.