Këta janë fshatërat ku myslimanë e katolikë festuan bashkë për krishtlindje!

Këta janë fshatërat ku myslimanë e katolikë festuan bashkë për krishtlindje!

Kjo nuk mungoi edhe sot, në ditën e Krishtlindjeve.

Të rinjtë nga katër fshatrat, Dejë, Shelqet,Mjedë dhe Spathar u organizuan me iniciativën e tyre për mënyrën e tyre festive, me qëllim të përçojnë te të gjithë familjet atmosferën festive.

Babagjyshi, Pashku Drini, emocionoi tërë komunitetin me emblemën e tij tradicionale, si edhe duke dhuruar për të vegjlit dhuratat e grumbulluara posaçërisht nga banorët apo dhe bizneset vendase.

Të rinjtë e fshatrave të kësaj zone nisën ritualin e marshimit drejt qendrës ku përfunduan ritet fetare në mesditë, pjesë e cila harmonizon besimtarët në kryerjen e vizitave. Mjeti i improvizuar i shoqëruar nga babagjyshi dhe shoqëruesit ju bashkuan grupit të banorëve, dhe më së shumti, ishin të vegjlit që presin dhuratat.

Mjaft interesante është dhe tryeza e improvizuar pranë qendrës nga prodhimet dhe pijet vendase, ku festohet bashkërisht atmosfera e Krishtlindjeve si dhe të gjitha festat ne katër fshatrat.

Këto katër fshatra, Shelqet, Dejë, Mjedë dhe Spathar janë shembull pozitiv i harmonisë fetare, që duhet preferuar me urimin e përbashkët gëzuar festat një risi për të gjithë shqiptarët

Shpërndaje në: