Këta janë ideatorët e futbollit botëror, që veç që ishin futbollistë sukseset e tyre i shtrinë edhe në rolin e trajnerit

Këta janë ideatorët e futbollit botëror, që veç që ishin futbollistë sukseset e tyre i shtrinë edhe në rolin e trajnerit

Historia e sportit më popullor në botë në analet e saj ka regjistruar emra të shumtë të lojtarëve, të cilët, me cilësitë e tyre të shquara në këtë fushë i ka dhënë jehonë emrit dhe klubeve të tyre respektive, shkruan Periskopi.

Janë disa emra të mëdhenjë të futbollit botëror, që ndonëse karrierën e tyre nga të qenurit lojtar aktiv në fushë e kanë shpallur të mbyllur, ata madhështinë e cilësive të tyre kanë vijuar ta manifestojnë edhe më tutje, porse në një petkë tjetër, në atë të trajnerit.

Periskopi jua sjell disa nga lojtarët, që cilësitë, ‘magjitë’ dhe sukseset e tyre i shtrinë edhe në kapacitetet e trajnerit.

Johan Cruyff, Arsene Ëenger, Sir Alex Ferguson, Pep Guardiola e Mourinho janë vetëm disa nga këta ideatorë të futbollit botëror.

Johan Cruyff

Nëse dikush na tregoi se futbolli mund të jetë tërheqës, argëtues dhe i këndshëm, është Johan Cruyff. Holandezi e çoi Barcelonën në një nivel krejt të ri duke fituar: Copa del Rey, La Ligan, Supercopa de España, Superkupën e UEFA-s dhe UEFA Champions League.

Sir Alex Ferguson

Të jesh në krye të një klubi për 25 vjet nuk është një detyrë e lehtë, por Sir Alex Ferguson erdhi në klub në 1986, por vetëm në sezonin 1989-1990 ai mori titullin e tij të parë, në Kupën e FA dhe në FA Community Shield (e ndarë me Liverpool).

Ai ka nxjerrë edhe talentët- përfshirë Ëayne Rooney, Eric Cantona dhe Roy Keaneto –ndërsa Ferguson u emërua kohët e fundit nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit si Trajneri më i mirë i shekullit XXI.

Pep Guardiola

Kur erdhi në ekipine Barcës, në vitin 2008, Pep vendosi të shesë ose lirojë lojtarët me hua, si Ronaldinho, Samuel Eto’o dhe Deco, dhe bashkoi një ekip i cili përfshinte disa lojtarë nga La Masia. Ai është i njohur gjerësisht për metodat e tij frymëzuese, siç është videoja që ai u tregoi lojtarëve të tij para ndeshjes përfundimtare të Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2008/2009, të cilën skuadra e fitoi.

Guardiola i ka dhënë Barçës më shumë tituj se çdo trajner tjetër dhe ai vazhdon të dëshmojë se e meritoi ‘FIFA Ballon d’Or’ si trajneri më i mirë i vitit 2011.

Arsene Wenger

Ai ka qenë në krye të Arsenalit që nga viti 1996, dhe në atë kohë Arsene Ëenger ka fituar tre tituj të Premier Ligës, dhe katër FA Kupa. Njihet si një ndërtrajnerë që ka preferuar të trajnojë të rinjtë dhe të punojë me ta për t’i zhvilluar aftësitë e tyre sesa të shpenzojë aq sa trajnerët e tjerë për lojtarët e profilit të lartë.

Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ishte trajner i Real Madridit në vitin 2013 i grupit B. Kurse nga vitet 2016 më një vit pauzë ai është trajner i “Madrilenëve”.

Ai luajti për klube si Juventusi dhe gjatë viteve 2001- 2006 luajti në klubin që tash e drejton.

Shpërndaje në: