Këta janë kandidatët me më së paku vota (Video)
Për emrin e saj, me gjasë u dëgjua vetëm kur i doli në listat e votimit.
E fotografit e saj jo që nuk gjenden në rrjete sociale, por as në billbordin zgjedhor të Partisë Demokratike për Unitet, të cilin Klanit ia përcolli vetë kryetari i subjektit Adem Ulluri.
Kështu, mbase edhe arsyetohet fakti pse Shpresona Morina, është kandidatja që i mori vetëm dy vota në zgjedhjet e 11 qershorit, njofton Klan Kosova.
E nga një votë më shumë se ajo e morën Enver Qunaj, Gentiana Berisha, Mirsije Bekeri dhe Edona Kastrati, po ashtu janë figura të panjohura, si dhe Ajet Smajli, që megjithatë ka profil në Facebook.
E 5 vota nga kjo parti i mori Shehide Zaimi.



