‘Këta janë pak komunista në kry’ – Haradinaj i përgjigjet Hekuran Muratit për akuzat e shpronësimeve

‘Këta janë pak komunista në kry’ – Haradinaj i përgjigjet Hekuran Muratit për akuzat e shpronësimeve

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj i është përgjigjur ministrit Hekuran Murati lidhur me akuzat se në Qeverinë e tij ishin bërë dallavere me shpronsime të tokave, transmeton Periskopi.

Haradinaj i tha atij se kurrë nuk është përfshirë në çështje të tilla dhe se vlerësimet e shpronësimeve nuk i bën Qeveria.

‘’Unë nuk e kam pa një dokument të padisë. Kemi të bëjmë me një pozicion politik. Kryeministri nuk kanë mekanizmat por janë të qeverisë dhe të njëjta. Kjo qeveri merr vendime për shpronsime bazu në dy trupa. Ata nuk janë fare të kryeministrit.Këta jën pak komunista në kry. Prona private ka statusin e vet, nuk e obligon atë se si me ta shit. Nuk e di, mundet me pasë dallavere në shpronsime me toka, këta e kanë vec një problem. Këtyre po ju hemb shumë që unë po e veti Kurtin cka më kanë pyet ministrat e tyre. Këta e pyetaa e ke dëgju situatën me Sveçlën, se më keni thënë heqne Nexhati se është hajn. A ësht Albini Nexhat, Hekurani etj’’, tha ai në Politico.

‘’Ai që ka bë dallavere në këtë drejtim, në burg e kanë vendin. Qeveria e Kosovës nuk I ka bërë këto vlerësime. Nuk është Ramushi i përfshirë kurrë në jetë, në shitje të tokave. Kurrë skam blerë tokë të privatizuar jashtë Gllogjanit’’, shton ai.PERISKOPI/

Xhelal Sfeklla.

Shpërndaje në: