Këta janë politikanët që do të marrin pjesë në ndeshjen përmbyllëse të Botërorit Rusia 2018

Kolinda Grabar Kitraoviç, presidente e Kroacisë, ka qenë protagoniste kryesore në media sa herë ka fituar kombëtarja e saj, dhe pa dyshim njejtë do të jetë edhe sot kur do të luhet finalja e Botërorit Rusia 2018 ndërmjetë Francës dhe Kroacisë në orën 17:00.
Së bashku me Kitaroviçin në ceremoninë përmbyllëse të Kupës së Botës do të jetë i pranishëm edhe presidenti rus, Vladimir Putin, raporton Periskopi, marrë nga Sputnik.
Sipas Kremlinit zyrtar, Putin do tëmarrë pjesë edhe në ndarjen e medaljeve për fituesit e Kupës së Botës,.
Bashkë me Putinin e Kitaroviçin, do të jetë edhe presidenti francez, Emanuel Makron dhe gruaja e tij.
Sipas të përditshmes ruse, tre lidërët do të takohen para fillimit të ndeshjes.
Përveç këtyre, në finale e Kupës së Botës do të jenë të pranishëm edhe emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, vendi i të cilit do të organizojë Botërorin e radhës, raporton Periskopi.
Gjithashtu pritet që të vijë edhe presidenti i Palestinë, Mahmoud Abbas, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ai i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Do të ketë edhe krerë shtetëorë nga Moldavia, Armenia, Kirgistani, Sudani, Gaboni.
Në ceremoninë përmbyllëse të Botërorit do të marrin pjesë edhe këngëtari i grupit Rolling Stones, Mick Jagger dhe ylli i atletikës Usain Bolt, gjithashtu për himnin e këtij Botërori, do të kujdesen Ëill Smith, këngetarja me famë botërore Era Istrefi dhe Nicki Jamm./Periskopi/