Këta janë të paktët futbollistë më eminent që kishin diplomë, në mesin e tyre edhe një shqiptar

Këta janë të paktët futbollistë më eminent që kishin diplomë, në mesin e tyre edhe një shqiptar

Duke pasur parasysh përkushtimin intensiv që e kërkon angazhim në sport, atëherë për shumë kë mundësia që një sportist të ndjekë shkollimin universitar ngelet vetëm në nivel ambicie, shkruan Periskopi.

Por përkunder impenjimit që kërkon sporti, megjithatë një mori futbollistësh, të cilët ia kanë dalë ta jetësojnë ambicien e tyre, që krahas të qenurit sportist i suksseshem kanë arritur edhe të kenë diplomë universitare, duke dëshmuar se ky synim nuk është mision i pamundur.

Ish- sulmuesi shtatëlartë i Kombetarës shqiptare dhe, akualisht trajner i shpresave të kombëtarës U19,  Erion Bogdani është në  radhët e atyre sportistëve që kanë  mbaruar shkollim univeristar, përkatësisht  janë të diplomuar. Eri, që për  shumë kohë ishte ndër të vetmit futbollsitë në itali që ka diplomë, është i shkolluar për Ekonomi.

Edhe lojtarë të tjerë kryen studimet ndër ta edhe Giorgio Chiellini, i cili kreu studimet master në Universitetin e Turinit, për Administrim biznesi.

Ndër lojtarë të tjerë te diplomuar janë edhe futbollistë të tjerë të njohur si; Massimo Oddo (Shkenca sociale), Angelo Ogbonna (Juridik), Yuto Nagatomo (Ekonomi Politike), Nigel De Jong (Menaxhim biznesi), Socrates (Mjekësi), Adrian Mutu (Juridik) etj. /Periskopi.com

Shpërndaje në: