Këta mund të jenë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në kualifikimet për Euro 2024

Këta mund të jenë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në kualifikimet për Euro 2024

Kombëtarja e Kosovës e mbylli këtë javë eksperiencën në edicionin e ri të Ligës së Kombeve dhe tash është koha të shikojë përpara.

“Dardanët” do t’i mësojnë emrat e kundërshtarëve të kualifikimeve të rregullta në shortin që do të hidhet më 9 tetor.

Dhe, në bazë të përqindjes së mundësive, rivalë eventualë të Verdhekaltërve mund të jenë Franca, Portugalia, Lihtenshtajni, Islanda dhe Irlanda e Veriut, me të cilën ishte në grup në Ligën e Kombeve.

Më së shumti ka gjasa që Kosova të bie në grup me Francën, me një përqindje prej 14,5 e më pas Portugalia (13), Lihtenshtajni (12,6), Islanda (11,7) dhe Irlanda e Veriut (10,9).

Natyrisht, edhe këtë radhe do të ketë kufizime pasi disa Kombëtare nuk do të mundë të përballen në mes vete për shkaqe politike.

Pra, Kosova s’mund të përfundojë në një grup me Serbinë dhe me Bosnje e Hercegovinën.

Nga faza e grupeve në Kampionat Evropian do të kualifikohen dy vendet e para të secilit grup, kurse pozita e tretë do ta fitojë të drejtën e paraqitjet në “play-off”.

Shpërndaje në: