Këtë verë, ‘seksi i pushimeve’ duhet të jetë më i paparë se kurrë!

Periskopi.com Zoya

Ah…pushimet! Mezi i presim dhe kurrë, po kurrë s’do të kemi të ngopur me to. Gjatë atyre ditëve bëhen kujtimet më të bukura dhe…seksi më i paparë gjithashtu.

Lëkura e nxirë që shkëlqen, këmbët që duken më bukur se kurrë dhe…kimia që kthehet papritur.

Por çfarë e bën “seksin e pushimeve” të paparë?!

Seksi i pushimeve është shumë më seksi se ai i zakonshmi për faktin e thjeshtë se rutina dashur pa dashur ju ka mbytur. Aty, ju i harroni përgjegjësitë prej të rriturit dhe alteregoja juaj shfrenohet…

Ato ditë, jo vetëm që do të ndiheni më të relaksuar dhe më të lidhur me trupin tuaj, gjë e cila tregon  se jeni gati për eksperienca të reja seksuale.

Gjithsesi, meqë pak muaj na ndajnë nga seksi i pushimeve, hidhini një sy këshillave më poshtë.

1. Çliroje veten.

Është e thjeshtë të shkëputesh nga trupi yt gjatë seksit me të dashurin, aq më tepër kur në mendje të vijnë një million mendime. Por mos harroni që pushimet e seksit nuk i përjetoni çdo ditë, kështu që shfrytëzoni çdo moment para se të pendoheni.

2.Mos mbaj shënim sa herë bëni seks!

Sido që të jetë, mos harroni që jeni me pushime, jo në garë seksi.  Përveç seksit të paparë, bëni çdo eksperiencë tjetër bashkë. Merreni ditën si t’ju vijë dhe përpiquni ta njihni më mirë njëri tjetrin.

3. Provo pozicione të reja!

Pushimet e seksit s’kanë limit kështu që çlironi çdo fantazi që keni në tru!

Shpërndaje në: