Këto gjëra janë të vërteta në botën e pornos, por jo gjithmonë në shtratin tënd

Këto gjëra janë të vërteta në botën e pornos, por jo gjithmonë në shtratin tënd

Të gjithë arrijnë orgazmën… gjithmonë

Ti nuk arrin gjithnjë orgazmën dhe kjo është totalisht normale. Mund të bësh seks fantastik edhe pa orgazëm. Nëse dëshiron t’i rrisësh shanset mund të provosh pozicione të ndryshme për të qenë më e sigurt.

Pa gjysmë ore asnjë nuk lëviz nga krevati
Po për seksin e shpejtë s’kanë dëgjuar kurrë këta nëpër filma? Në jetën e përditshme na ndodh shpesh ashtu si herë të tjera mund të vazhdojmë dhe për orë të tëra. Për sa kohë që dëshirat tona plotësohen dhe kënaqemi, kush ka nevojë për një kronometër?

Janë të depiluar në mënyrë perfekte sa herë zbërthejnë pantallonat, heqin të brendshmet

E keni vënë re që fiks atëherë kur do të doje të ishe e depiluar dhe me lëkurë bebusheje thjesht nuk je? Ndodh, por jemi të sigurt se disa qime pubike më shumë nuk ju pengojnë të bëni qejf.

Lëkura e partnerit është gjithnjë e lëmuar dhe e butë 

Depilimi i trupit të burrave ndoshta është e nevojshme në filmat porno, por nuk është gjithnjë normale në jetën reale.

Misionari është jashtë mode. Kamzhikët dhe zinxhirët janë në modë
Të gjithëve na pëlqejnë eksperimentet në krevat, por kjo s’do të thotë se duhet të provosh diçka të re çdo natë. Pornografia ka tendencën të fshehë atë pjesën e ëmbël të seksit dhe thekson vetëm atë çmendurinë dhe egërsinë gjatë gjithë kohës. Fjala kyçe: bëni atë që ju bën të ndiheni mirë.

Kush ka nevojë për prezervativë kur “bicepsi” është aq i madh?
Djali mund edhe të duket si Ryan Gosling dhe të ketë një listë me arsye se pse mbrojtja nuk është e nevojshme, por nuk duhet të bëni kurrë seks me një të panjohur ose të njohur pa prezervativ. Përveç kësaj, nuk janë aq keq, ju sigurojmë.

Reagimet në krevat meritojnë çmimin “Oscar”
Kur diçka të pëlqen dhe ndihesh mirë, patjetër që ia bën të ditur dhe partnerit. Kjo s’do të thotë të bërtasësh aq shumë sa të dëgjojnë dhe komshinjtë. Gratë kanë tendencën të shohin gjëra në porno që duhet t’i imitojnë edhe me mimika, “si entuziazmi i ekzagjeruar në vend të reagimit të natyrshëm.” Mos e teproni, sepse partneri e kupton.

Të gjithë burrat janë të pajisur mirë
Kjo është një nga arsyet se pse djemtë janë të shqetësuar për përmasat e penisit. Dhe, edhe pse sipas një studimi të fundit është arritur në përfundim se disa gra e kanë më të kollajtë të arrijnë orgazmën me një partner që ka përmasa më të mëdha, kjo nuk është e domosdoshme për seks fantastik. Në fakt, ekspertët thonë se lidhja juaj me partnerin është një faktor shumë më i rëndësishëm.

Nuk ka kurrë seks gjatë menstruacioneve.
Në botën e pornos seksi gjatë ciklit menstrual nuk është fare në axhendë. Në fakt, pas një sondazhi, rezultoi se më shumë se tre e katërta e burrave thanë se do ta bënin. Nëse ti e pranon, atëherë pse jo?

Të bësh seks në mes të ditës, në zyrë është diçka totalisht normale
Në çfarë ndërtesash të izoluara për zhurmën, punojnë këta njerëz? Seks në restorant, park, palestër etj. Mund të jetë ndonjë rast i veçantë prej jush që edhe e ka provuar por është qesharake se sa e zakonshme bëhet kjo gjë nëpër filma. Seksi jashtë dhomës nuk është gjithnjë kaq eksitues duke qenë se në jetën e përditshme mund edhe të arrestohesh për këtë gjë.

Çfarë koincidence – të dy doni seks gjatë gjithë kohës!
Ka një numër arsyesh se pse nuk jeni në humorin e duhur. Shumë burra  kanë probleme me ereksionin dhe madje edhe djem nën moshën 40-vjeçare. Kështu që mos u shqetëso nëse dikush nga ju nuk është gati 24 orë në 7 ditë. Kjo është normale.

Burimi: Cosmopolitan

Shpërndaje në: