Këto janë 3 shkaqet që e kanë shkatërruar civilizimin e lashtë të Maya’s

Këto janë 3 shkaqet që e kanë shkatërruar civilizimin e lashtë të Maya’s

Maya e lashtë ishte një civilizim Mesoamerikan që lulëzoi në xhunglat e Meksikës së tanishme (në jug), Guatemalë dhe në Belize.

Mbishkrimet më të hershme që gjenden në një dorëshkrim të civilizimit Maya dhe që janë të identifikueshme e argumentojnë një gjë të tillë. Civilizimi i lashtë Maya kishte astronomë, inxhinierë dhe luftëtarë të pabesueshëm.

Arsyet për shkatërrimin e këtij civilizimi të lashtë janë ende të diskutueshme, raporton “Hidden-truth”, transmeton Periskopi. Shumica e dijetarëve duket se pajtohen se një thatësirë ​​ishte arsyeja kryesore për shembjen e qytetërimit të lashtë Maya, por shpyllëzimi, zia e bukës dhe lufta janë gjithashtu disa nga mundësitë që nuk mund të anashkalohen për momentin.

Këtu ju sjellim 3 arsye pse Maya e lashtë mund të ishte shembur:

1.Shpyllëzimi. Hulumtimet e kryera nga Universiteti Shtetëror i Arizonës treguan se reshjet në kombinim të shpyllëzimit në shkallë të madhe provuan të ishte një kombinim kataklizmi për këtë qytetërim të lashtë. Nivelet e shpyllëzimit ishin të larta; Maya përdorte dru për qëllime ndërtimi, ndërsa qytetet e tyre u zgjeruan, kërkesa për dru u rrit. Maya gjithashtu kishte prerë dru për t’i bërë vende plantacioneve kulture të tilla si misri. Ndërsa popullata u rrit, domosdoshmëria për kulturat u rrit, duke përshpejtuar shpyllëzimin në rajon.

2.Uria. Edhe pse qytetërimi i lashtë Maya ishin punëtorë të aftë bujqësorë që mbillnin misër dhe fasule në mesin e perimeve të tjera, disa studiues sygjerojnë se shoqëria e lashtë nuk mund të plotësonte kërkesën e rritjes së popullsisë në qytetet e tyre të mëdha. Qytetet bregdetare u mbështetën në peshkim duke ruajtur një zhvillim bujqësor të gjësë më të çmuar të tyre; misri. Jo vetëm që Maya prodhonte misër, studimi historik sygjeron se manioci, fara e lulediellit, pambuku dhe kultura të tjera janë kultivuar edhe në shoqërinë e lashtë të Mayas. Edhe pse ata ishin të aftë në bujqësi, disa studiues tregojnë se së bashku me shpyllëzimin e përshpejtuar, të shkaktuar nga fushat e tyre bujqësore, shkaktuan një kombinim të çështjeve që reduktonin ndjeshëm sasinë e ushqimit të prodhuar, duke çuar në një zi buke që praktikisht e solli në gjunjë Mayën e lashtë.

3.Thatësira. Hulumtimet e fundit duket se mbështesin këtë teori si kurrë më parë; studimet tregojnë se qytetërimi Maya u shkatërrua për shkak të thatësirës për gjatë një shekulli. Hetimi që u zhvillua në Kodrën e famshme blu në Belize, u dha shkencëtarëve evidenca të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se një thatësirë ​​jashtëzakonisht e gjatë ndodhi diku rreth vitit 800 pas Krishtit dhe 900 pas Krishtit./Periskopi/

Shpërndaje në: