Këto janë dy objektivët e CR7 këtë sezon me Juventusin – nëse i arrin, ai është ‘GOAT’ i padiskutueshëm

Periskopi.com Sporti

Lista e suksesve, me skuadër e individualisht, e Cristiano Ronaldos është e pafund. Janë dy objektiva, në fakt, që i ka vecanërisht për zemër në këtë sezon: titulli i golashënuesit të serie A e ajo e kampionit të Europës me Juventus.

Dy arritje aspak të lehta nëse konsiderohet fakti që Ciro Immobile, që është përpara në renditjen e shënuesve, është përpara me 4 gola tetë javë nga fundi, e se bardhezinjtë duhet të përmbysin rezultatin e vajtjes kundër Lion përpara se të futet në Final Eight kundër më të fortëve të Kontinentit.

Cr7 e ka fituar titullin e golashënuesit në Premier League në 2008 me fanellën e Manchester United e tre herë në Spanjë (në 2011, 2014 e 2015) me atë të Real Madrid. Si ai, Van Nistelrooy e Suarez, që për më tepër kanë avantazhin se janë ngjitur në podiumin e shënuesve edhe në Hollandë.

Por asnjë nuk ka arritur të fitojë titullin e golashënuesit më të mirë në tre nga pesë kampionatet më të rëndësishme (Gjermani, Francë, Itali, Angli e Spanjë). Ja përse dëshira për gol e Ronaldos është kaq e madhe në këtë pjesë të sezonit. Nga post lockdoën nuk është ndalur më, por shumë do të varet edhe nga ai që është para tij: Ciro Immobile.

Objektivi tjetër do të luhet në gusht. Juventus e ka fiksim, për CR7 është e zakonshme. Champions ai ka fituar 5 (një me United e 4 me Real) por ëndërra për një të gjashtë është aq e madhe nëse mendohet se vetëm një lojtar e ka arritur; Francisco Gento, flamuri i Madrid mes viteve ’50 e ’60. Një motiv më tepër për të shtyrë bardhezinjtë drejt ëndërrës.

Shpërndaje në: