Këto janë fitoret e Holandës, që bën të gjithë shqiptarët të festojnë: ‘Kampionati Botëror 1998 dhe Europiani 2000’

Këto janë fitoret e Holandës, që bën të gjithë shqiptarët të festojnë: ‘Kampionati Botëror 1998 dhe Europiani 2000’

Qershori vitit 1998 ishte koha kur lufta e Kosovës po hynte ne etapën e përshkallëzmit të saj; gjegjësisht periudhë kjo kur aparati respresiv shtetëror serb i përbërë nga njësitë policore, ushtarake dhe ato paramilitare, po intensifikonte fushatën me masakra ndaj civilëve shqiptarë dhe jo- serbë, që jetonin në Kosovë, shkruan Periskopi.

Ndërkohë ngjarja më e  madhe e futbollit, ‘Kampionati Botëror Franca 1998’, që po vijonte edicionin e saj në Francë, kishte rezervuar një përballje, më saktë 1/16 e finales së kësaj gare nxori në ballafaqim Kombëtaren e Holandës kundër asaj të Jugosllavisë, ku kjo e fundit u mposht me rezultat 2 me 1.

Epilog ky që shiptarëve duhet t’iu ketë dhuruar nje sadisfaksion të madh.

Periskopi më poshtë ua përcjell golat.

Kampionati i vitit 2000, që po zhvillohej në Belgjikë dhe Holandë, e që shqiptarët i kishte gjetur të sapo dalur nga tmerri qe iu kishte shkaktuar lufta dhe masakrat e makinerisë Jugosllave.

Në kuadër të kësaj gare për më të mirën e Evropës, më saktë në raundin e ¼ të finales, i ritakoi prapë rivalët e 1998-tës, Holanden dhe Jugosllavinë.

Por edhe kësaj radhe, me një rezultat tjeter, nikoçirët ‘tulipan’ turpëruan Jugosllavinë me një rezultat prej 6-1. /Periskopi.com/

Shihni golat:

Shpërndaje në: