Këto janë fjalët e Mbappes pas rinovimit me Paris SG

Këto janë fjalët e Mbappes pas rinovimit me Paris SG

Mbappe do të vazhdojë të jetë lojtar i Paris Saint-Germain.

Tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar që Mbappe do të vazhdojë me parisienët.

Ishte vet klubi francez që publikoi një video të Mbappes, duke e konfirmuar kështu rinovimin e kontratës.

Pasi arriti marrëveshje, Mbappe tha edhe fjalët e para, duke u shprehur shumë i lumtur që po vazhdon aventurën me PSG-në.

“Jam shumë i lumtur që do ta vazhdojë aventurën këtu te Paris Saint-Germain. Të qëndroj në Paris, në qytetin tim. Shpresoj që do të vazhdoj të bëj atë që preferoj me të gjithë ju… dhe të fitojmë tituj së bashku. Shumë faleminderit”, tha Mbappe.

 

Shpërndaje në: