Këto janë komunat me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus

Këto janë komunat me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus

IKShPK-ja ka publikuar raportin e rregullt ditor në lidhje me rastet e të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë.

Sipas këtij raporti nga  205 të infektuar në mbarë vendin, 45 prej tyre vijnë nga kryeqyteti i Kosovës Prishtina, për tu pasuar nga Gjilani me 20 raste e nga Ferizaj me 17 raste.

Ndërsa më poshtë e gjeni të plotë numrin e rasteve për secilën komunë veç e veç.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpce.

Shpërndaje në: