Këto janë komunat prej nga vijnë shtatë rastet e reja me koronavirus

Këto janë komunat prej nga vijnë shtatë rastet e reja me koronavirus

Edhe shtatë raste me koronavirus janë konfirmuar sonte në Kosovë.

IKSHP po ashtu ka bërë të ditur se të shëruar sot janë edhe tre pacientë të tjerë.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Nga data 08 shkurt deri më 23 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.124 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Shpërndaje në: