Këto janë ngjarjet kryesore të ditës që do të ndodhin në Kosovë

Këto janë ngjarjet kryesore të ditës që do të ndodhin në Kosovë

Ngjarjet e ditës së 15 gushtit 2022 janë rezervuar për vizitën e presidentit të Shqipërisë në Kosovë, Bajram Begaj.

Presidenti i Shqipërisë do ta zhvillojë vizitën e parë në Kosovë që kur e mori pozitën e presidentit të shtetit shqiptar, javën e kaluar.

Ngjarjet e ditës për sot

10:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret për vizitë zyrtare presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani dhe presidenti Begaj, mbajnë konferencë të përbashkët për medie. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)

12:15

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i kryetarit)

13:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Ndërtesa e Qeverisë) 

15:45

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Velani) 

16:35

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varrezat e Familjes Jashari. (Kompleksi Memorial, Prekaz) 

Shpërndaje në: