Këto janë orët e agjërimit të cilat janë të nevojshme për të përtëritur gjithë sistemin e imunitetit!

Këto janë orët e agjërimit të cilat janë të nevojshme për të përtëritur gjithë sistemin e imunitetit!

Agjërimi mund t’i ndihmojë organizmit të luftojë kundër sëmundjeve

Sipas një studimi të ri, vetëm dy ditë abstenim nga ushqimi mund të përtërihet sistemi i imunitetit, duke i ndihmuar trupit që të luftojë kundër infeksioneve, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë Jugore kanë deklaruar që rezultatet do të mund të kenë implikime të mëdha për personat e moshuar dhe te personat të cilët vuajnë nga sistemi i dëmtuar i imunitetit, siç janë pacientët të cilët vuajnë nga kanceri.

Hulumtuesit kanë testuar efektet e agjërimit në periudhën prej dy deri në katër ditë gjatë gjashtë muajve në minj dhe në njerëz.

Në të dyja rastet, periudhat e gjata të abstenimit nga ushqimi dukshëm kanë ulur numrin e rruazave të bardha të gjakut.

Te minjtë çdo cikël i urisë “ka përmbytur çelësin regjenerues”, i cili ka nxitur rigjenerimin e rruazave të reja të bardha të gjakut në bazë të qelizave amë, me çka është përtëritur sistemi i mbrojtjes së trupit.

Valter Longo, profesor i gerontologjisë dhe i shkencave biologjike në Universitetin e Kalifornisë Jugore, ka thënë: “Kjo u jep sinjal qelizave amë që të fillojnë të shumëzohen dhe të përtërijnë gjithë sistemin e imunitetit. Mirëpo, lajm i mirë është që trupi gjatë agjërimit është liruar nga pjesët e dëmtuara dhe joefikase të sistemit të imunitetit.“

Ai ka shtuar edhe këtë: “Nëse filloni me sistemin i cili është rëndë i dëmtuar me kimioterapi apo me plakje, cikli i urisë mund të krijojë sistem të ri të imunitetit”.

Studimi gjithashtu ka treguar që agjërimi zvogëlon nivelin e enzimave PKA, për të cilat dihet që shtojnë jetëgjatësinë në organizma të thjeshtë, si edhe nivelin e hormonit IGF-1, i cili është i lidhur me plakjen, avancimin e tumorit dhe rrezikun nga kanceri.

Veç kësaj, me studimin e vogël pilot klinik është konstatuar që uria në periudhën prej 75 orësh para kimioterapisë mbron pacientët nga helmet.

Derisa kimioterapia shpëton jetë, shkakton edhe dëmtime të konsiderueshme kolaterale të sistemit të imunitetit.

“Rezultatet e këtij studimi tregojnë që agjërimi mund të zbusë disa efekte të dëmshme të kimioterapisë”, ka thënë Tanya Dorff, docente e mjekësisë klinike në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

“Janë të nevojshme më shumë studime klinike, mirëpo intervenimi i këtillë dietal duhet të ndërmerret vetëm nën mbikëqyrjen e mjekëve”.

Shpërndaje në: