Këto janë tri fantazitë më të mëdha seksuale femërore

Këto janë tri fantazitë më të mëdha seksuale femërore

Në hulumtimin e kryer nga faqja simpatic.us, përdoruesve u shtrohen pyetje rreth fantazive të tyre seksuale dhe çfarë i nxisin ata gjatë seksit dhe rezultatet kanë treguar për atë që gratë duan dhe nuk pëlqejnë në seks.

Çështja e parë në të cilën u lidhën pyetjet kishin të bënin me seksin. Madje, 81 për qind e grave u përgjigjën se donin që partnerët t’iu flisnin gjatë seksit. Seksologia Emily Morse thotë se shqiptimi i fjalëve të çoroditura gjatë seksit liron partnerin dhe i jep ide më të mirë të asaj që pëlqen gjatë seksit, transmeton KosovaPress.

Tema e dytë kishte të bëjë me klubet e natës. Pothuajse 70 për qind e femrave kanë thënë se iu pëlqen të shkojnë në klube të tilla me partnerin, pasi këto vende kanë energji të veçantë seksuale.

Përdorimi i lodrave seksuale gjatë seksit ishte tema e tretë për të cilën të anketuarit janë përgjigjur. 63 për qind e fermave kanë treguar se do të dëshironin që partneri i tyre gjatë seksit të përdorë lodra të tilla. Morse thotë se është inkurajuese kur jep kontrollin e partnerit tuaj mbi kënaqësinë tuaj.

Shpërndaje në: