Këto janë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i konsumoni në muajin dhjetor

Periskopi.com Lajme

Janë katër ushqime kryesore të cilat duhet t’i konsumoni gjatë muajit të ftohtw dhjetor.

Kwto ushqime kanë vitamina të ndryshme të cilat e ndihmojnë trupin tonë të jetë më i shëndetshëm gjatë këtij muaji të ftohtë.

Brokoli – është super ushqimi, të cilin mund ta konsumoni në shumë forma. Ai ka shumë pak kalori dhe ka një numër të madh të vitaminave dhe mineraleve.

Lulelakra – edhe lulelakra konsiderohet si super ushqimi i ditëve të ftohta. Ajo përmban një numër të lartë të përbërësve ushqimorë, të cilët kanë një rëndësi të lartë për shëndetin tonë. Prezenca e acidit folik dhe kalciumit, i siguron asaj veti anti- oksiduese, që i luftojnë sëmundjet e lidhura me inflamacionin, sëmundjet e zemrës dhe diabetit.

Arrat – mund t’i konsumoni gjatë gjithë vitit, mirëpo në këtë kohë ato janë më të freskëta si dhe kanë një numër të madh përfitimesh. Ato përmbajnë acide yndyrore, që janë të domosdoshme për kryerjen e shumë funksioneve të trupit.

Lajthitë – edhe lajthitë sikurse arrat kanë një nuëmr të lartë të benefitve shëndetësore. Përmbajnë vitaminën A, C dhe K, të cilat janë shumë të nevojshme për kryerjen e proceseve të rëndësishme të organizmit.

Shpërndaje në: